0Ministrat e 13 vendeve, në territoret e të cilave banojnë tigrat e egër, e përkrahën idenë e zhvillimit në Rusi në vitin 2010 të forumit ndërkombëtar për mbrojtjen e tigrave.  Për këto 100 vitet e fundit numri i këtij lloji u shkurtua 25 herë, nga 100 mijë deri në 4 mijë tigra. Kafshët e egra pakësohen nga dita në ditë për shkak të likujdimit të vendeve të banimit të tyre, gjyetisë së ndaluar, vrasjes së detyrueshme të tigrave që paraqesin rrezik për njerëzit. Rusia është vendi i vetëm, ku numri i tigrave u rrit qenësishëm që nga mesi i shekullit të kaluar. Aktualisht numërohen më shumë se 450 tigra ose afërsisht 11% e numrit botëror të tyre.