0Pjesa më e madhe e anijeve, të marra peng nga piratët somalezë, i injorojnë kërkesat ndërkombëtare të sigurisë, deklaroi në Nju Jork drejtuesi i takimit për luftën me piraterinë Karl Salicat. Ai mendon, se masat për vetëmbrojtje, duke filluar që nga forcimi i vigjilencës gjatë hyrjes në ujërat e rrezikshme dhe duke përfunduar me lundrimin manovrues me zigzage dhe përdorimin e pompat të ujit të zjarrfikësve, do të mund të ndihmojnë shmangien e marrjes peng. Në vitin 2009 piratët somalezë morrën peng 47 anije. Aktualisht, ata mbajnë peng 9 anije dhe 200 detarë. Midis tyre ndodhen 26 qytetarë të Rusisë.