Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin deklaroi, se Rusia ka të drejtë të ngrejë çështjen e dorëzimit të kontratave kompanive ruse për rimëkëmbjen e Afganistanit. Duke marrë fjalën gjatë zhvillimit të urës telekomunikative nga Brukseli, Rogozin vuri në dukje, se Rusia nuk ka ndërmend ti ofrojë ndihmë falas Aleancës VeriAtlantike në Afganistan. Në këtë mënyrë e  komentoi ai kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për vënien vullnetare në dispozicion të kësaj Aleance të helikopterëve të Rusisë në kuadrin e bashkëveprimit në zhvillimin e operacioneve në Afganistan.