Shkarko audiofailin


Më 29 janar mbushen plot 150 vjet që nga dita e lindjes së Anton Çehovit dhe aktivitete të shumta solemne jubilare po zhvillohen me këtë rast në mbarë vendin. Për pjesëmarrje në to, në vendlindjen e shkrimtarit Taganrog, në këtë qytet të Rusisë së Jugut, do të shkojë posaçërisht për një ditë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Data e shënuar aktuale është një nga evenimentet më të rëndësishme edhe në kalendarin kulturor ndërkombëtar. Ja tashmë prej më tepër se një shekulli krijimtaria e Çehovit interpretohet në shumë gjuhë të huaja dhe sipas traditave të ndryshme kombëtare. Mund të thuhet, se Anton Çehov e kaloi "testin e përjetshëm" dhe do të mbetet aktual përgjithmonë. "Të krijohet përshtypja sikur Çehovi dinte për jetën e ditëve tona më shumë se ne vetë", - me këtë shprehje të Ministrit të kulturës të Rusisë Aleksandër Avdejev është vështirë të mos pajtohesh, sidomos rusët: "Në Rusi dashuria ndaj Çehovit është e veçantë: ky është shkrimtar që di ta mbështesë njeriun, ti japë atij të kuptojë se jeta është e rëndësishme dhe e vlefshme ashtu siç është në të vërtetë, pa vepra heroike dhe pa zbulime të mëdha, - sqaron Aleksandër Avdejev. - Çehovi ushtroi një ndikim jashtëzakonisht të madh në formimin e mentalitetit, karakterit rus, dhe unë bile do të thoja, të vizionit rus ndaj botës. Kur ne flasim për trajtimin kombëtar të të drejtave të njeriut, ndërsa në çdo vend ai është i veçantë, i ndryshëm, në Rusi ky trajtim është çehovian", tha Ministri rus i kulturës. Autori i veprave me rëndësi kyçe të dramaturgjisë botërore të shekullit të XX-të, të tilla si pjesët "Çaika", "Tre motrat", "Xhaxha Vania", "Kopshti i qershive", zor se mund ta kishte menduar ndonjëherë se ato do të stimulojnë zhvillimin e shumë eksperimenteve në skenën ndërkombëtare, ku konkurrent i vetëm i tij përkatësisht numrit të spektakleve do të ishte vetëm Shekspiri. Me Çehovin filloi një epokë e re në historinë e dramës botërore dhe teatrit rus. Dhe forca tërheqëse aktuale, pa ekzagjerim, e gjithëmbarshme e krijimtarisë së tij tingëllon në unison me aktualitetin e detyrave të reja të artit në atë formë, siç i perceptonte ato shkrimtari gjenial: në vend të përgjigjeve të drejta - "shtrimi i pyetjeve të përjetshme".