Më 30 janar të vitit 2010 ne kremtojmë 110 vjetorin e ditëlindjes së Issak Dunajevskit. Po ç'përfaqësonte në vetëvete kompozitori i adhuruar dhe me popullatitet jashtëzakonisht të madh në Bashkimin Sovjetik - mjeshtrin e muzikës së stilizuar folklorike apo novatorin, krijuesin e gjuhës së re muzikore? Përgjigjen për këtë pyetje le ta kërkojnë muzikologët teoricienë. Fakti, se këngët e tij gëzojnë popullaritet të madh dhe tingëllojnë në Rusi edhe sot e kësaj dite, flet më mirë se gjithfarë studimesh skrupuloze për vendin e tij në kulturën ruse. Mjafton të përmendësh këtu këngët «Широка страна моя родная» ("E pamata, toka ime mëmë"), «А ну-ка песню нам пропой, веселый ветер» ("Pa na këndo një këngë moj erë gazmore"), «Я по свету немало хаживал» ("Shumë rrugë të botës kam bredhur unë"), «Каховка, Каховка...» ("Kahovka, Kahovka..."), «Ой, цветет калина...» ("Oh, lulëzon kalina...") dhe menjëherë fillon të tingëllojë muzika e njohur për veshin. Dhe hite të tilla në krijimtarinë e Issak Dunajevskit numërohen më tepër se 100. Ai shkroi gjithashtu edhe muzikën e 12 operetave, 3 baleteve, 28 filmave artistikë. Kësaj trashëgimie mund t'ia ketë zilinë çdo kompozitor bashkëkohor. Opereta e fundit e Issak Dunajevskit "Белая акация» ("Akacia e bardhë") u bë requiem për të: kompozitori ndërroi jetë në Moskë nga infarkti më 25 korrik të vitit 1955 pa arritur ta shkruajë deri në fund muzikën e saj...

Kënga mbi kapitenin guximtar nga filmi artistik i ekranizuar sipas motiveve të romanit të Zhyl Vernit "Fëmijët e kapitenit Grant". Interpreton Josif Kabzon dhe art-grupi "Kori i Turjeckit"