Pengesë kryesore për bashkërendimin përfundimtar të Traktatit të ri ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), me sa duket nga të gjitha, vazhdon të mbetet problemi i Mbrojtjes Antiraket (MAR). Kjo është çështja e vetme serioze që nuk u arrit të bashkërenditet dot gjatë konsultimeve të frytshme të janarit, venë në dukje ekspertët. Moska që në fillim ka ngulur këmbë në domosdoshmërinë fiksimit të ndërlidhurisë së armatimeve ofensive dhe atyre mbrojtëse në tekstin e Traktatit të ri dhe tani dëshiron ti bindë SHBA-s në arsyeshmërinë e këtij hapi. Negociatat ruso-amerikane për ASO do të rifillojnë më 1 shkurt në Gjenevë.