Rreth 4000 qytetarë të Gjeorgjisë, të cilët ndodhen si klandestinë në territorin e Polonisë, do të largohen me detyrim nga ky vend në këta muajt e afërt. Për këtë njoftuan mjetet gjeorgjiane të informimit masiv me referim tek fjalët e Ambasadorit të Gjeorgjisë në Poloni Konstantin Kavtaraxe. Sipas njoftimeve të tij, shtetasit gjeorgjianë kalonin kufirin bjelloruso-polak, kryesisht, në mënyrë klandestine dhe më pas kërkonin azil në Poloni. Shumica dërrmuese e këtyre kërkesave, pas shqyrtimit nga autoritetet polake, përfundonin me refuzim.