Lëvizja e të rinjve rusë «Наши» ("Tanët") ka piketuar sheshin pranë ambasadës së Ukrainës në Moskë në shenjë proteste ndaj heroizimit të nacionalistit ukrainas dhe bashkëpunëtorit, këlyshit të fashistëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore Stepan Bandera. Këto ditë Presidenti ende veprues ukrainas Viktor Jushenko, nën siparin e qendrimit të tij në postin më të lartë shtetëror, i dha atij titullin Hero i Ukrainës. Aksioni i protestës i pjesëmarrësve të Lëvizjes «Наши» ("Tanët") u organizuan nën parrullën "Lavdi Zotit, ti ike!"