Shkarko audiofailin


Mbrëmë, më 28 janar në Guest Shtëpinë (Qendra tregtaro-komerciale Gostinnij Dvor) në Sheshin e Kuq të Moskës, u mbajt Forumi i I-rë Botëror i zhvillimit global "5+5". Pjesëmarrës të këtij takimi unikal u bënë rreth 1500 përfaqësues të personelit rezervë të Presidentit të Rusisë. Jeta tregoi tashmë se programi i personelit rezervë, i propozuar nga Dimitri Medvediev, doli mjaf efektiv. Për këtë vitin e fundit më tepër se 250 pjesëmarrës të tij morrën emërime të reja dhe arritën fitore në zgjedhjet në nivele të ndryshme. 4 prej tyre u bënë guvernatorë. Ndërsa menaxherët e ardhshëm të vendit u mbodhën pranë Kremlinit me qëllim që të diskutojnë modelin e zhvillimit të mëtejshëm të Rusisë. Emri i këtij Forumi deshifrohet në këtë mënyrë: "5" e parë pasqyron prioritetet kryesore të zhvillimit të vendit, të formuluara nga Dimitri Medvediev: Institutet, Infrastruktura, Inovacionet, Investimet, Intelekti. Përsa i përket "5" së dytë, në të janë përcaktuar drejtimet prioritare të modernizimit: Rritja e efektivitetit energjetik, Zhvillimi i teknologjive Bërthamore, Telekomunikative, Kozmike dhe Mjekësisë. Në lidhje me të gjitha këto tema pjesëmarrësit e Forumit patën mundësi të shprehin në të mendimet, idetë dhe propozimet e veta. Për një nga këto projekte konkrete tregoi përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë" Kryetari i komitetit për politikën ekonomike dhe aktivitetin sipërmarrës të Dumës Shtetërore Eugjeni Fjodorov: "Ky është lançim i tregut të teknologjive industriale, tregut të pronës intelektuale, që lejon venien në funksionim të mekanizmave të modernizimit të të gjitha ndërmarrjeve. Meqenëse pikërisht prona intelektuale duhet të jetë në bazë të ndërmarrjeve të tipit të ri. Përkatësisht, kjo është ngritja e shkencës, e cila duhet të përforcohet në mënyrë të shumëherëshme me qëllim që të sigurohen ndërmarjet me teknologji bashkëkohore. Pra, në fakt, do të ndodhë ndryshimi total i strukturës, tabllosë industriale të Rusisë. Pjesëmarësve të Forumit iu drejtua Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç, i cili shprehu kënaqësinë e vet në lidhje me diskutimet e zhvilluara në të: "Dua të them se ato ishin mjaft interesante, jo të thjeshta, intensive. U shprehën në këtë Forum ide nga më të ndryshmet. Ne shpresojmë shumë në atë, se diskutimet aktuale janë vetëm një nga etapat e procesit të modernizimit të shoqërisë, kalimit të saj në zhvillimin inovativ. Por sido që të jetë puna në të vërtetë, edhe diskutime të tilla, edhe forume të tillë ne do të organizojmë vazhdimisht edhe në të ardhmen", tha Arkadi Dvorkoviç. Ndihmësi i Presidentit premtoi, se propozimet më të mira të pjesëmarrësve të Forumit "5+5" do të çohen deri në nivel marrje vendimesh në lidhje me to. Në veçanti, ai premtoi iniciimin e shqyrtimit të projektit për zhvillimin e telemedicinës në komisionin e Kryetarit të shtetit për modernizimin.