Gjuajtësi rus i brezit të pestë i modelit T-50 për herë të parë u ngrit në ajër. Fluturimi provë 45 minutësh u zhvilluan në Lindjen e Largët dhe përfundoi me sukses. Për këtë njoftuan në shërbimin e shtypit të kompanisë "Suhoi", e cila merret me përpunimin konstruktues të gjuajtësit. Montimin e modelit të parë fluturues të gjuajtësit të brezit të pestë-kompleksit perspektiv fluturues të aviacionit ushtarak-e realizuan aviakonstruktorët e bashkimit të prodhuesve të aeroplanëve të Komsomolskut mbi Amur. Planifikohet që trupat ruse të fillojnë të pajisen me gjuajtës të tillë të brezit të ri aty nga viti 2015.