0Konsultimet e Gjenevës për stabilitetin dhe sigurimin në Transkaukazi po hyjnë në qorrsokak, deklaroi Përfaqësuesi fuqiplotë i Presidentit të Osetisë së Jugut Boris Çoçiev. Tbilisi refuzon kategorikisht nënshkrimin e dokumentave për mospërdorimin e forcës midis Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Nuk përjashtohet fakti, se ky raund i konsultimeve mund të rezultojë i fundit. Diskutimet e Gjenevës zhvillohen që nga tetori i vitit 2008 në lidhje me agresionin gjeorgjian në Osetinë e Jugut. Në këto takime marrin pjesë delegacionet e Abkhazisë, Gjeorgjisë, Federatës Ruse, SHBA, Osetisë së Jugut, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian, OKB-së dhe OSBE-së.