Si rezultat i negociatave që vazhduan për më tepër se dy muaj me radhë Rusia dhe Bjelloruasia arritën më në fund në marrëveshje në lidhje me furnizimet e naftës ruse në tregun e brendshëm bjellorus dhe trasitin e lëndës së parë hidrokarbure në Europë. Për këtë i njoftoi Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev Nënkryeministri i qeverisë së Rusisë Igor Seçin. Debati i naftës me Minskun mund të krijonte probleme serioze për realizimin në jetë të projekteve intergruese strategjike, të cilët bashkojnë Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Dimitri Medvediev në bisedën e zhvilluar me Igor Seçinin vuri në dukje, se në të ardhmen pala ruse duhet të udhëhiqet në veprimet e veta, para së gjithash, nga mbrojtja e interesave të ekonomisë kombëtare dhe kompanive vendase, të cilat merren me realizimin e furnizimeve përkatëse. Gjatë kësaj ai theksoi: "Bashkë me këtë është e domosdoshme të zhvillohen në mënyrë të plotë marrëveshjet ekzistuese me partnerët bjellorusë dhe me Kazakistanin në lidhje me çështjen që ka të bëjë me krijimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së Bashkimit Doganor dhe krijimin pasues dhe funksionimin e hapësirës unike ekonomike", tha Dimitri Medvediev. Po cilat janë, në fakt, rezultatet konkrete të punës së zhvilluar me kolegët bjellorusë në nivel qeverish? Ja si iu përgjigj kësaj pyetje përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë" Igor Seçin: "U nënshkrua një paketë e tërë dokumetesh. Ndër to mund të përmend: amendamentet në Marrëveshjen mbi realizimin e furnizimeve të naftës bruto në Republikës e Bjellorusisë, metodikën e formimit të tarifave për pompimin e naftës, ndër të tjera edhe për transitin, bilancin e lëndës së parë hidrokarbure për vitin 2010. Përveç kësaj, me porosi të Presidentit të Rusisë dhe me pëlqimin e palës bjelloruse u nënshkrua deklarata e përbashkët me Zëvendës kryetarin e parë të qeverisë bjelloruse Vladimir Semashko mbi garancitë e realizimit pa ndërprerje të transitit të lëndës së parë, gjë kjo që, pa dyshim, është jashtëzakonisht e rëndësishme për konsumatorët në Europë. Përfitimi ekonomik nga marrëveshjet e arritura është shumë i rëndësishëm për të dyja palët. Por akoma dhe më i rëndësishëm është përfitimi politik i përftuar nga ato, shprehet me bindje të plotë Drejtori i Qendrës për studimin e proceseve politiko-shoqërore në hapësirën postsovjetike Aleksei Vllasov: "Marrëveshja midis Moskës dhe Minskut për çështjet e furnizimeve të naftës mund të vlerësohet si përfundimi pozitiv i procesit të gjatë negociator. Përveç kësaj, përpara Moskës dhe Minskut shtrohej për zgjidhje një detyrë akoma dhe më globale-ruajtja e Bashkimit Doganor në rolin e strukturës perspektive integruese. Aspekti politik i marrëveshjes së arritur është më i rëndësishëm se sa bonuset dhe preferencat e çdonjërës palë", tha Vladimir Vllasov. Nënshkrimi i paketës së dokumentave për naftën u bë një sihariq i mirë edhe për Bashkimin Europian. Siç theksohet në deklaratën e përbashkët të Nënkryeministrave të Rusisë dhe Bjellorusisë, realizimi i protokollit të nënshkruar i siguron furnizimet stabile të naftës konsumatorëve europianë.