0Negociatat palestinezo-izraelite do të rifillojnë në qoftë se Izraeli  do të ndërpresë përkohësisht veprimtarinë e ndërtimit të pikave të reja hebree të banimit në territoret arabe të pushtuara prej tij. Për këtë deklaroi në intervistën e vet ekskluzive dhënë për Agjencinë ITAR-TASS Kryetari Autonomisë Mahmud Abbaz, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë në Rusi. Gjatë kësaj Lideri palestinez u referua tek "harta rrugore", e përpiluar nga "Katërshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë, si plan kryesor i rregullimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Izraelit të respektojë detyrimet e veta përkatësisht pezullimit të ndërtimeve. Vetëm me këtë kusht është i mundur rikthimi tek dialogu, theksoi ai.