0Ceremonia e përcjelljes zyrtare të skuadrës përfaqësuese të Rusisë për në Olimpiadën në Vankuver do të zhvillohet në Tempullin kryeqytetas të Krishtit Shpëtimtar. Ceremoninë solemne do ta hapë Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill. Në Tempull do të mblidhet e gjithë skuadra përfaqësuese prej 175 vetash, si dhe specialistët që do të shoqërojnë sportistët, trajnerët dhe mjekët. Tradita e bekimit të pjesëmarrësve në Olimpiadë para fillimit të garave ekziston në Rusi që nga viti 1996. Por për herë të parë kjo ceremoni po organizohet në Tempullin kryesor të vendit. Lojrat Olimpike në qytetin kanadez Vankuver do të hapen më 12 shkurt.