0Administrata aktuale e SHBA-s përkrah mospërhapjen dhe avancimin drejt botës pa armë bërthamore. Për këtë deklaroi Presidenti Barak Obama në mesazhin e vet të parë të përvitshëm drejtuar Kongresit. "Bile edhe kur zhvillojmë dy luftra, ne gjithashtu i kundërvihemi, ndoshta, rrezikut më të madh kërcënues, atij të armëve bërthamore", tha ai. Sipas fjalëve të Obamës, në strategjinë e vet, e cila destinohet të parandalojë përhapjen e këtyre lloj armatimeve, ai mishëroi idetë e presidentëve John Kennedy dhe Ronald Reagan.