0Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barak Obama diskutuan në një bisedë telefonike midis tyre perspektivën e nënshkrimit të shpejtë të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Siç njoftoi shërbimi i shtypit të Kremlinit, biseda u zhvillua me iniciativën e palës amerikane. Kryetarët e shteteve u shprehën të kënaqur për progresin serioz, të arritur gjatë raundit të negociatave që përfundoi në Moskë para pak kohësh për përgatitjen e nënshkrimit të Traktatit të ri mbi ASO dhe ranë dakort të ngarkojnë delegacionet e veta me detyrën e përfundimit sa më të shpejtë të përpunimit teknik të dokumentit, thuhet në njoftim.