0Dimitri Medvediev u dërgoi një mesazh pjesëmarrësve të aktiviteteve përkujtimore në Poloni, kushtuar 65 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit "Auschwitz- Birkenau". Në të, në veçanti, thuhet se akoma dëgjohen zërat e atyre, të cilët përpiqen të shfajësojnë krimet e nazistëve, të fusin në një kallëp viktimat dhe xhelatët, çlirimtarët dhe pushtuesit. Ndërsa në disa vende të tjera shkojnë akoma dhe më larg, ata heroizojnë bashkëpunëtorët e nazistëve. Tentativa të tilla të rishkrimit të historisë janë të palejueshme. Mbrojtja e lirisë dhe paqes në planet është në duart tona. Dhe ne të gjithë së bashku mbajmë përgjegjësi përpara brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.