Përfaqësuesit e 14 organizatave antifashiste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut të Bashkimit Europian, Izraelit dhe Rusisë publikuan deklaratën e përbashkët, në të cilën thuhet: "Dhënia e titullit Hero i Ukrainës organizatorit dhe inspiruesit të vrasjeve masive të hebrenjve Stepan Banderas është një hap plotësisht logjik i udhëheqjes aktuale ukrainase për heroizimin e kriminelëve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe për rishikimin e përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore". "Ky xhest i marrë në vetvete është blasfemi, sakrilegj i vërtetë. Por akoma dhe më indinjues është ai fakt, se Bandera meritoi titullin më të lartë shtetëror të Ukrainës në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit", - theksohet në deklaratën e sipërpërmendur.