66 vjetori i heqjes së bllokadës fashiste kremtohet sot në Shën Peterburg. Solemnitetet përkatëse do të fillojnë sipas traditës me mitingun në Bulevardin "Njevskij Prospekt" pranë godinës № 14, në murin e së cilës është ruajtur deri më sot e kësaj ditë mbishkrimi: "Qytetarë! Gjatë goditjeve të artilierisë kjo anë e rrugës është më e rrezikshmja". Në Sheshin Sobornij të Kështjellës Petropavllovskaja do të tingëllojnë fragmente të Simfonisë së 7-të të Dimitri Shostakoviçit. Në Varrezat memoriale Piskarjovskoje do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave me lule pranë varreve vëllazërore të mbrojtësve të qytetit dhe banorëve të kryeqytetit verior rus të cilët vdiqën nga uria. Në mbrëmje peterburgasit do të ndezin në dritaret e shtëpive qirinj përshpirtjeje për nder të kujtimit të të vrarëve e të vdekurve nga uria. Bllokada e Leningradit zgjati plot 900 ditë. Për këtë kohë vdiqën, sipas të dhënave të ndryshme, nga 400 mijë deri në 1.5 milionë veta.