0Këtë javë ekspertët e Moskës dhe Uashingtonit në Zvicër do të vazhdojnë punën mbi Traktatin e shkurtimit të Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Për këtë njoftoi ambasada amerikane në Gjenevë. Në njoftim vihet në dukje, se delegacionet në përbërje të plotë do të rifillojnë bashkërendimin e pikave të dokumentit më 1 shkurt. Ndërkohë mbi përpilimin e tij do të vazhdojnë të punojnë ekspertët e të dy vendeve. Siç dihet, afati i veprimit të Traktatit paraardhës përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar. Moment i diskutueshëm në këto negociata mbetet mekanizmi i kontrollit dhe verifikimeve reciproke në kuadrin e Traktatit. Por kjo gjë, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, nuk e vë në dyshim vetë faktin e nënshkrimit të dokumentit në një kohë të afërt. Situatën me Traktatin e ri për ASO e komenton për "Zërin e Rusisë" Aleksandër Pikajev, Shefi i degës për problemin e çarmatimit të Institutit të ekonomisë botërore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë: "Përsa i përket negociatave, ato mund të quhen me të vërtetë të sukseshme, sepse palët në një periudhë kohore prej më pak se një viti, faktikisht e bashkërenditën plotësisht dokumentin e ri. Në të kaluarën negociata të tilla zhvilloheshin për dhjetra vite me radhë. Por është ende shpejt ti jepet një karakteristikë konkrete marrëveshjes së re, sepse akoma nuk është përpiluar teksti përfundimtar i Traktatit. Në fakt edhe zhvillimi i këtyre negociatave dallohet për nga sekreti i tyre i jashtëzakonshëm, i pa vërejtur kurrë ndonjëherë më parë. Ka shumë mundësi që kjo të pasqyrojë njëfarëlloj asimetrie objektive në interesat e palëve. Ajo ka lidhje me dallimin e strukturës së Armatimeve Strategjike Ofensive të Rusisë dhe SHBA-së. Përveç kësaj, mundësitë ekonomike të vendeve tona ndryshojnë në mënyrë të qenësishme. SHBA kanë shpenzuar për nevojat e veta ushtarake 10 herë më shumë se sa Rusia. Me qëllim që të balancohen këto asimetri objektive dhe duhet një dokument i tillë strategjik.