Korporata Raketo-Kozmike (KRK) "Energjia" propozon pastrimin e orbitës nga plehrat kozmike me ndihmën e rimorkiatorit bërthamor, njoftoi Presidenti i KRK Vitalij Llopota. Sipas fjalëve të tij, në të ndodhen mbi 600 objekte të shfrytëzuara me përmasa shumë të madha. Shërbime të tilla sjellin mjaft të ardhura. Kostoja e heqjes së plehrave kozmike për 1 vit është jo më pak se 3 miliardë dollarë. Kurse rezerva e rimorkiatorit bërthamor përbën jo më shumë se 15 vjet.

***

Numri i programeve kompjuterike me rrezikshmëri të lartë në vitin 2009 arriti në 15 milionë, njoftoi Drejtuesi i qendrës së studimeve globale dhe analizës së kërcënimeve të "Laboratorit të Kasperskit" Aleksandër Gostjev. Kërcënimet kryesore janë programet komplekse me rrezikshmëri të lartë, të cilat destinohen për shkatërrimin e kompjuterëve, epidemitë globale, web-sulmet, sms-mashtrimet dhe sulmet në site sociale. "Furnizuesit" kryesorë të programeve me rrezikshmëri të lartë janë Kina,SHBA, Rusia, Gjermania dhe Hollanda.