0Aleksei Semjonov, Rektori i Institutit të arsimit të hapur të Moskës, u bë laureat i çmimit të UNESKO-s për arritjet në shfrytëzimin e teknologjive informativo-komunikative në sferën e arsimit. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet në selinë e organizatës në Paris. Aleksei Semjonov që në vitet 80 përpiloi librin e parë rus mbi bazat e informatikës dhe teknikës llogaritëse. Më vonë ai themeloi Institutin e teknologjive më të reja.