Sot në Bruksel u mbajt mbledhja e përbashkët e shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të Rusisë dhe vendeve të NATO-s kushtuar diskutimit të planit të punës të Këshillit Rusi-NATO për vitin 2010. Mbi përfundimet e saj dhe perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëveprimit midis ushtarakëve të të dyja palëve përsiat në shënimet  e veta vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Nikollai Dovzhenko dhe shpreh mendimin e vet të autoritetshëm ekspert Drejtuesi i qendrës së parashikimit ushtarak Anatoli Ciganok. Mbledhja e Këshillit Rusi-NATO në nivel shefash të Shtabeve të Përgjithshëm u zhvillua për herë të parë pas ngjarjeve të gushtit të vitit 2008, kur Rusia gjatë mbrojtjes së Osetisë së Jugut dhe paqeruajtësve të saj zhvilloi operacionin për detyrimin e Gjeorgjisë për paqe. Pas këtyre ngjarjeve bashkëveprimi i Rusisë dhe NATO-s u pezullua. Më 4 dhjetor të vitit 2009 në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s palët vendosën të rifillojnë bashkëpunimin, ndër të tjera edhe atë ushtarak. Në mbledhjen e sotme të Këshillit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse (FR) Nikollai Makarov parashtroi pozitat kryesore të udhëheqjes ushtarake të FR përkatësisht bashkëveprimit me NATO-n në sferën e kundërshtimit të rreziqeve dhe sfidave që i kanosen sigurisë dhe vizionin e tij në lidhje me drejtimet kyçe të bashkëpunimit në sferën ushtarake... Temën e shtjellon më tej përpara mikrofonit tonë eksperti rus Anatoli Ciganok: "Duhet thënë, se mbledhja në Bruksel me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së mbrojtjes të Rusisë dhe përfaqësuesit e shtabeve amerikane kaloi ashtu siç dhe planifikohej, domethënë, vazhduan negociatat në lidhje me bashkëpunimin e palëve në sferën e mbrojtjes antiraket të teatrit të veprimeve ushtarake, pra mbrojtjes jo strategjike antiraket, u diskutua situata në Afganistan. NATO i kushton një rëndësi të veçantë problemit të Afganistanit. Kjo është e lidhur me vetë faktin, se mbledhja e sotme e Këshillit u zhvillua në vigjilje të konferencës ndërkombëtare me këtë temë, e cila duhet të mbahet më 28 janar në Londër. Gjatë mbledhjes në Bruksel palët diskutuan masat e forcimit të mirëbesimit, çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit gjatë ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta, të drejtuara për luftën kundër rreziqeve dhe sfidave të përgjithshme, në veçanti, për luftën kundër piraterisë, terrorizmit, në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në det. Sipas përfundimeve të punës së Këshillit u konfirmua plani i bashkëpunimit në drejtimin ushtarak midis Federatës Ruse dhe NATO-s gjatë vitit në vazhdim. Në veçanti, që në muajin janar të vitit 2010 duhet të mbahet mbledhja e grupit të punës Rusi-NATO për mbrojtjen antiraket. Ia vlen të kujtohet në këtë rast, se në fillim të dhjetorit të vitit 2009 gjatë mbledhjes ministrore të Këshillit Rusi-NATO në Bruksel palët përcaktuan drejtimet prioritare të bashkëpunimit praktik në sferën ushtarake. Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, i cili mori pesë në mbledhjen e sipërpërmendur, "Tani gjithçka do të varet nga dëshira e NATO-s për të marrë parasysh interesat ligjitime të Rusisë dhe pozitat e udhëheqjes ushtarake të saj".