0MPJ e Rusisë e quajti gjest odioz vendimin e Presidentit të Ukrainës Viktor Jushenko për dekorimin e Stepan Banderas me titullin Hero i Ukrainës. Ky vendim nuk mund të mos shkaktonte reagim të njëkuptimshëm negativ, para së gjithash në Ukrainë, thuhet në njoftimin e MPJ të Rusisë. Për sa i përket reagimit rus, në lidhje me këtë mjetet e informimit masiv dhe strukturat shoqërore u shprehën në mënyrë mëse të qartë. Tonaliteti i vlerësimeve të tyre luhatet nga ironia thumbuese, therëse e deri tek kritika e ashpër, që në masë të plotë i përgjigjet prirjeve ekzistuese në gjirin e opinionit publik të Rusisë, shtuan në MPJ.