0Piratët somalezë, të cilët mbajnë peng pothuajse për tre muaj rresht 23 qytetarë rusë, pjesëtarët e ekuipazhit të anijes singapuriane "Times Union-3", që nga fillimi i janarit, nuk po dalin në kontakt. Siç njoftoi Vladimir Ogurcov, Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, e cila formoi ekuipazhin e anijes, më 19 dhjetor të vitit të kaluar piaratët kërkuan tu kthenin "5 vëllezërit e tyre", të kapur gjoja nga anija ushtarake ruse. Pas kësaj negociatat u ndërprenë. Sipas fjalëve të Vladimir Ogurcov, rezervat ushqimore, të cilat ndodheshin në anije, ka kohë që janë harxhuar. Pyetjes se si e ndiejnë veten, detarët i përgjigjen shkurtimisht "tani për tani jemi gjallë".