Shkarko audiofailin


Pavarësisht nga kriza dhe rezultatet mjaft të vajtueshme, të mjera, duhet thënë,  që demonstron aktualisht Rusia në sfondin e vendeve të tjera, ekspertët perëndimorë i profetizojnë asaj një të ardhme të madhe. Siç mendojnë ekspertët e "PricewaterhouseCoopers", tek parashikimet e të cilëve referohet botimi kryeqytetas rus "Njezavisimaja gazeta", vendet në zhvillim në këto 9 vitet e afërta do të demonstrojnë një rritje impresionuese, e cila do të sjellë në ndryshimin e plotë të vendeve në olimpin ekonomik. Sipas prognozimeve të tyre, aty nga viti 2030 Rusia do të dalë në vend të parë në Europë përkatësisht potencialit të saj ekonomik dhe do të renditet në vendin e 5-të në tabelën botërore të rejtingëve. Në tërësi, vënë në dukje ekspertët, në këto vitet e afërta në ekonominë botërore do të ndodhë një "revolucion gjeopolitik", kur vendin e liderëve tradicionalë - fuqive industriale të Perëndimit, të bashkuara në "Shtatëshe" apo "G-7" (SHBA-s, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kanadasë) do ta zerë grupi i ri i vendeve - "E-7". Ai bashkon në radhët e veta vendet me ekonomi të re tregu: Kinën, Rusinë, Indinë, Brazilin, Meksikën, Indonezinë dhe Turqinë. Mendimet e analistëve rusë në lidhje me parashikime kaq të guximshme dallohen në mënyrë kardinale. Teorikisht është e mundur gjithçka, por se ç'do të dalë në praktikë askush nuk e di.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtori administrator i kompanisë së studimeve analitike "Uralsib" Aleksandër Gollovcov flet mbi motivacionet e ekspertëve të "PrisewaterhouseCoopers": "Ekspertët, në tërësi, ndërsa, në veçanti, ekspertët e agjencive të tilla të mëdha analitike tradicionale, kompanive konsulente janë të prirur për ekstrapolimin e treguesit e fundit për një afat shumë kohëgjatë, janë të prirur të nisen në logjikën e gjykimit të vet nga vazhdimi i tendencave ekzistuese. Në qoftë se do të rivendoset sërisht me të vërtetë tendenca e shtrenjtimit të lëndës së parë, në radhë të parë, e naftës, me një forcë po të tillë si në periudhën deri përpara krizës së vitit 2008, atëhere skenari, sipas të cilit Rusia do të bëhet një nga ekonomitë më të mëdha të Europës, mund të jetë plotësisht real", konkludon eksperti Aleksandër Gollovcov.