0Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) në mbledhjen e sesionit dimëror u zgjodh Kreu i delegacionit turk Mevlut Çavushoglli. Më parë Asamblenë e drejtonte Luis Maria de Puch. Rusia e mbështeti kandidaturën e Çavushogllit. Sipas fjalëve të Kreut të delegacionit të Federatës Ruse, Kryetarit të Komitetit të Dumës për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov, Mevlut Çavushogllu njihet si politikan i ndershëm dhe objektiv, i cili gjithmonë ka demonstruar  një qëndrim të ekuilibriar ndaj problemeve, të ngritura për diskutim në APKE, si dhe në lidhje me Rusinë.