Më 25 janar kremtohet ditëlindja e Vladimir Visockit. Sot ai do të mbushte plot 72 vjeç... Është vështirë të përfytyrohet se ç'imazh do të kishte aktualisht poeti në qoftë se fati do ti kishte dhuruar atij jetë të gjatë. Për çfarë do të këndonte dhe do të fliste ai në ditët tona nuk është e thënë ta mësojmë kurrë. Por ato vjersha, ato këngë, ato personazhe që krijoi ai deri tani prekin nervat-tela të zhveshur të kohës, deri tani godasin në shënjestër.

25 janari është një rast i veçantë për ti vënë veshin edhe një herë me shumë vemendje Visockit-poetit dhe këngëtarit për të cilin më mirë se gjithçka flasin këngët e tij.

Leningrad viti 1980. Gjyetia e ujqërve.