0Materialet arkivore ruse do të shfrytëzohen në procesin gjyqësor ndaj Ivan Demjanukut, i cili po zhvillohet në Mynih, njoftoi Përfaqësuesi i Arkivit Qendror të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë. Dokumentet, sipas fjalëve të tij, u janë dorëzuar organeve të drejtësisë së SHBA-s me kërkesë të tyre. Sipas versionit të hetimit, Demjanuk ka marrë pjesë në asgjesimin e rreth 30 mijë të burgosurve të kampeve naziste të përqëndrimit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Më pas ai emigroi në SHBA-s dhe  mori nënshtetësi amerikane. Duke hetuar të kaluarën ushtarake të Demjanukut, autoritetet e SHBA-s ia dorëzuan atë për gjykim Gjermanisë.