0Në Berlin u zhvillua ekspozita-panair ndërkombëtar "Java e gjelbër", që është më i madhi në botë për demonstrimin e arritjeve në fushën e bujqësisë, kopshtarisë dhe produkteve ushqimore. Në të kanë ekspozuar produktet e veta 56 vende të ndryshme. Rusia është bërë tashmë tradicionalisht pjesëmarrësja e huaj më e madhe e "Javës së gjelbër". 120 ndërmarrje bujqësore dhe kompani ruse u ekspozuan partnerëve të huaj më shumë se 140 projekte investuese që kapin shumën e përgjithshme prej më shumë se 4 miliardë eurosh.