0Forumi studentor ruso-francez do të hapë në Paris Vitin Rusi-Francë. Në të marrin pjesë delegatë nga më shumë se 100 universitete të të dy vendeve. Në kuadrin e forumit do të organizohen tryeza të rrumbullakta kushtuar temave politike, energjetike, ekologjike dhe arsimore. Programi kulturor i Vitit do të fillojë me turnetë e Orkestrës Sinfonike të Teatrit Mariinski të Shën Peterburgut nën drejtimin e Valeri Gergievit. Francën dhe Rusinë i presin jo më pak se 400 aksione kulturore, njoftoi Komisari i përgjithshëm i komitetit organizativ francez Nikollai Shibaeff.