Avioni "Boing" i kompanisë ajrore të Etiopisë ra në Detin Mesdhe pas nisjes nga Bejruti. Sipas informacionit të marrë, në bordin e avionit ndodheshin më shumë se 80 pasagjerë, midis tyre edhe një shtetas rus me prejardhje nga Libani. Avioni u zhduk nga ekranet e radarit 5 minuta pas nisjes së fluturimit. Sipas të dhënave paraprake, shkak i katastrofës u bë goditja e tij nga rrufeja. Avioni ishte nisur për në kryeqytetin etiopian Addis-Abeba. Ka filluar operacioni për kërkimin e të dëmtuarve nga katastrofa që ndodhi me avionin, të cilin e pengon moti i keq.