0Në Sochi do të zhvillohet takimi i radhës, i pesti, i presidentëve të Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Armenisë, përkatësisht, Dimitri Medvediev, Ilham Aliev dhe Serzh Sargsjan, në të cilin parashikohet diskutimi i rregullimit të problemit të Nagornji-Karabahut, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. "Pozita principiale e Rusisë nuk është aspak imponimi pjesëmarrësve të konfliktit receta nga jashtë, duke u nisur nga logjika, se përgjegjësia më e madhe për zgjidhjen përfundimtare duhet të bjerë mbi vetë azerbajxhanasit dhe armenët. Rusia është e gatshme të mbështesë atë variant të zgjidhjes së problemit, i cili ti kënaqë të gjitha palët, kurse në rast të arritjes së kompromisit, të dalë si garante e rregullimit", theksohet në shërbimin e shtypit.