0Siguria e pasagjerëve që udhëtojnë me trenat ekspres "Sapsan" në Rusi është e garantuar 100 %, njoftuan në kompaninë "Hekurudhat e Rusisë". Çdo 10 minuta trenin "Sapsan" e monitorojnë sistemet elektronike, të cilët kontrollojnë 3 mijë parametra. Ky informacion në moment i transmetohet makinistit të trenit. Janë marrë masa të paprecedentshme sigurie pas tragjedisë që ndodhi me trenin "Njevskij ekspres", i cili udhëtonte sipas itinerarit Moskë-Shën Peterburg. Më 27 nëntor të vitit 2009 ai doli nga shinat si rezultat i një shpërthimi. Trenat "Sapsan" furnizohen në Rusi nga Gjermania .