0Rusia do të dëshironte të merrte pjesë në ndeshjet e futbollit të nivelit më të lartë, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin me Kreun e FIFA-s Jozef Blatter. Sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, futbolli është lloji më i përhapur i sportit, midis të tjerash edhe në Rusi. Jozef Blatter vuri në dukje sukseset e futbollit rus dhe shprehu keqardhjen për faktin se skuadra kombëtare e Rusisë nuk hyri dot në kampionatin botëror, i cili do të zhvillohet në Republikën e Afrikës së Jugut. "Futbolli gjithmonë ka qenë i paparashikueshëm", e ngushëlloi në një farë mënyre Jozef Blatter Presidentin e Rusisë, i cili  tregoi se në prezencën e tij skuadra kombëtare e Rusisë humbi ndeshjen vendimtare me skuadrën e Sllovenisë.