0Në aktivitetet jubilare që do të zhvillohen për nder të 65 vjetorit të Fitores mbi Gjermaninë hitleriane në Moskë janë ftuar për pjesëmarrje të gjithë presidentët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, "këtë vit është vendosur që kremtimit të Fitores ti jepet para së gjithash karakter i brendshëm". "Por, pasi fjalë bëhet për Fitoren në Luftën e Madhe Patriotike, të cilën e arritën të gjithë popujt e ish Bashkimit Sovjetik, janë ftuar për pjesëmarrje në këto aktivitetetë gjithë presidentët e Bashkësisë ", tha Ministri. Kremtimit të jubileut të Fitores do ti kushtohet një samit joformal i BSHP-së.