0Shpëtuesit e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë përfunduan punën e tyre në Haiti, në rajonin ku ra tërmeti shkatërrimtar, dhe do të kthehen tani në Moskë. Gjatë një jave ata zhvilluan punime kërkuese në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në një sipërfaqe prej 40 km katrorë, shpëtuan 9 veta. Në Port-au-Prince vazhdon të punojë spitali mobil rus. Gjatë një jave pune në të iu dha ndihmë mjekësore gati 400 të dëmtuarve. Nga Moska mbërritën edhe 8 mjekë të tjerë, të cilët sollën me vete 15 tonë ngarkesa: medikamente, produkte ushqimore dhe mjete të nevojës së parë për spitalin për 15 ditë.