0Operatori i projektit "Nord Stream" ("Rryma Veriore") zgjodhi Europipe (Gjermani), Kompaninë e Bashkuar Metalurgjike (KBM) (Rusi) dhe Sumitomo (Japoni) për furnizimin e 1 milionë tonë tubacioneve prej çeliku për ndërtimin e degës së dytë të gazsjellësit, thuhet në njoftimin e operatorit. Vlefta e kontratës përbën rreth 1 miliardë euro, nga të cilat kompanisë gjermane i takojnë 65 %, asaj ruse 25 % dhe kompanisë japoneze 10 %.