0Sistemi politik në Rusi funksionon, megjithëse jo në mënyrë ideale, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në mbledhjen e Këshillit të Shtetit. Sipas fjalëve të tij, drejtuesit e subjekteve të Federatës dhe liderët e partive kanë bërë shumë për atë, që demokracia ruse të jetë e aftë për punë. Numri i partive politike në Rusi është minimizuar, por ndikimi i tyre është rritur dukshëm, vuri në dukje më tej Dimitri Medvediev. Ai kërkoi nga partitë politike të vendit rritjen e cilësisë së instituteve demokratike, përfaqësimin adekuat të interesave të qytetarëve, mënyrë më të përgjegjshme të zgjedhjes së mjeteve të luftës politike, ndershmëri.