Kriza ekonomiko-financiare botërore po vazhdon dhe do të sjellë surpriza të reja, deklaroi Nënkryeministri, Ministri i financave të Federatës Ruse Aleksei Kudrin në konferencën ndërkombëtare me temë "Rusia dhe bota: sfidat e dekadës së re" që po zhvillohet në Moskë. Ato tashmë po shfaqen në mënyrë lokale- qoftë kjo në Dubai, qoftë kjo në Greqi, apo në problemet që po u lindin disa bankave të mëdha, shtoi Kudrin. Zhvillimi i mëtejshëm i situatës do të varet nga ajo, se në ç'masë do të jetë i aftë sektori real, i cili ka marrë kredi, ti kthejë ato në këto 2-3 vitet e afërta, vuri në dukje ministri rus. Ndërkohë, sipas parashikimeve të ekspertëve, Rusia do të dalë në nivelin e GDP së parakrizës aty nga viti 2012.