Patinatori rus Eugjeni Plushenko, i cili u rikthye sërish në sport e madh pas një pauze 3 vjeçare, fitoi me triumf të plotë Kampionatin Europian-2010. Në vigjilje, në kryeqytetin e Estonisë-Talin, sportisti rus u bë fitues për të 6 herë i Kampionatit të Europës, në një kohë kur rivali i tij kryesor francezi-Brian Joubert pësoi disfatë të plotë gjatë debutimit në programin e lirë dhe zuri vetëm vendin e tretë. Vendin e dytë e zuri zviceriani Stephane Lambiel, i cili realizoi në programin e lirë dy pirueta me katër rrotullime, por nuk iu shmang dot rënies. Plushenko nuk e fshihte dot gëzimin e fitores. "Sigurisht, unë jam jashtëzakonisht i lumtur. Si mund të mos jesh i lumtur kur fiton për të 6 herë Kampionatin Europian", - tha sportisti. Por, sipas fjalëve të tij, betejën kryesore sportive ai e ka akoma përpara. Këto janë Lojrat Olimpike dhe atje sigurisht që lufta do të jetë mjaft serioze, vuri në dukje sportisti rus. Duam t'ju kujtojmë, se gjatë këtij kampionati Plushenko theu rekord botëror në programin e shkurtër. Ai e rriti treguesin maksimal në këtë lloj programi me 0,64 pikë, duke marrë në total 91,30 pikë. Rekordi paraardhës i përket gjithashtu po sportistit rus Eugjeni Plushenko. Ai e theu atë në Olimpiadën në Torino.