Shkarko audiofailin


Valuta europiane po humbet pozitat e veta në tregun botëror për shkak të problemeve buxhetore të Greqisë, shkruan gazeta ruse "Kommersant". Në qoftë se ato nuk do të zgjidhen shpejt, për 1 euro, ka shumë mundësi, të fillojnë të japin 1 dollar e 35 centë, parashikojnë specialistët e sferës financiare. Rënia e sigurt e kursit të euros në tregun rus po vazhdon për të dytin muaj rresht. Që nga fillimi i dhjetorit euro është liruar pothuajse me 2 rubla. Kurse në botë, kaq shumë vlera e euros nuk nuk ka rënë që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Shqetësimi i investitorëve është i lidhur me situatën e disfavorshme që është krijuar në një nga vendet, i cili hyn në zonën e euros, në Greqi. Në qoftë se Greqia nuk do të marrë nën kontroll problemet me buxhetin, kjo gjë do të krijojë një precedent të rrezikshëm, i cili mund të zhvlerësojë euron, deklaroi njëri nga anëtarët e këshillit të drejtorëve  të Bundesbank. Sipas mendimit të tij, situata e krijuar po çon në uljen e besimit ndaj euros në vende të tjera dhe në tronditjen e bashkimit valutor. Megjithatë, ekspertët mendojnë se puna nuk do të shkojë deri tek default-i sovran i Greqisë dhe se situatën sigurisht do ta ndreqin, ashtu siç ndodhi në gjë e tillë me borxhet e kompanive shtetërore të Dubait.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtori i departamentit analitik të kompanisë së investimit "Arbat Kapital" Sergei Fundobnij

0 shprehet mbi rrezikun që përbëjnë problemet buxhetore të Greqisë për euron: "Skenari më negativ, sipas mendimit tim, konsiston në atë, se, së pari, problemet që lindën në Greqi i përkasin jo vetëm këtij vendi, por edhe tre shteteve të tjera: Portugalisë, Irlandës dhe Spanjës, ekonomitë e të cilave janë shumë të dobëta krahasuar me ekonomitë e tjera të eurozonës. Greqia, në këtë rast, mund të jetë "dallëndyshja e parë". Dhe së dyti, përsa i përket drejpërsëdreti Greqisë, këtu rreziku kryesor, siç më duket mua, vazhdon më tej Sergei Fundobnij qendron në atë, se për hir të dhënies së ndihmës këtij vendi, Banka Qendrore Europiane do të fillojë të shtypë në mënyrë aktive kartmonedha" tha Sergei Fundobnij.