0SHBA hoqi dorë nga planet e dislokimit të elementeve të  sistemit të Mbrojtjes Antiraketë në Europë, të paktën, në këto dhjetë vitet e afërta. Përsa i përket dislokimit të raketave amerikane "Patriot" në Poloni, kjo ka lidhje me plotësimin e detyrimeve të SHBA për lojalitetin e Varshavës. Këtë mendim e shprehu Zëvendës drejtori i Institutit të SHBA dhe Kanadasë Pavell Zollotarjov. Ai gjithashtu vuri në dukje progresin evident  në negociatat ruso-amerikane për Armatimet Strategjike Ofensive. Duke prekur çështjen e bashkëpunimit midis Moskës dhe Uashingtonit në Afganistan, Pavell Zollotarjov shprehu besimin, se Rusia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në transitin e ngarkesave ushtarake dhe civile.