0Duhet që njerëzit të kenë dëshirë për të jetuar në Rusi dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e saj. Për këtë, deklaroi Lideri i Partisë Liberal-demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovski në On Air e "Zërit të Rusisë". Ai mendon, se Rusisë i duhet një "formulë e tillë pushteti", e cila të mund të siguronte funksionimin normal të instituteve demokratike dhe lirisë së shtypit. Vladimir Zhirinovski del kundër monopolit të një partie të vetme. Ai gjykon në këtë mënyrë: "Sistemi politik, i cili bazohet në udhëheqjen e padiskutueshme të një partie të vetme, nuk mund t'ia dalë dot mbanë punës me monopolin në ekonomi dhe aq më tepër të luftojë korrupsionin".