Rusia i dha Haitit një ndihmë humanitare prej 5 milionë dollarësh dhe ka ndërmend të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tej këtë vend. Për këtë deklaruan në MPJ të Federatës Ruse. Me porosi të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) po vazhdon të ndihmojë aktivisht Haitin në likuidimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar. Atje është vendosur një spital mobil, vazhdojnë të veprojnë shpëtuesit rusë. Mjekët rusë u dhanë ndihmë tashmë më shumë se 270 të dëmtuarve. Ata bënë rreth 70 ndërhyrje kirurgjikale.