Shkarko audiofailin


Të premten, më 22 janar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë raportin e Sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun në lidhje me situatën në Kosovë. Procedura e debateve nuk parashikon miratimin e ndonjë rezolute, por diskutimet megjithatë premtojnë të jenë të nxehta. Dëgjoni në lidhje me këtë mendimin e vëzhguesit tonë, kandidatit të shkencave historike Pjotër Iskenderov. Diskutimi aktual i problemit kosovar brenda mureve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të bëhet i pari pas përfundimit të debateve në dhjetor të vitit 2009 në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë. Proceset e dëgjimeve gjyqësore fokusoheshin në statusin e krahinës serbe, e cila shpalli pavarësinë e vet në mënyrë të njëanshme në shkurt të vitit 2008. Kjo rrethanë, pa dyshim, do të ndikojë në të gjitha diskutimet e mëtejshme në Këshillin e Sigurimit, për më tepër se vendimi gjyqësor pritet të merret tashmë aty nga prilli. Jo krejt rastësisht Sekretari i përgjithshëm i OKB-së në raportin e vet për herë të parë për këto 2 vitet e fundit e pa të arsyeshme të përmendë pa doreza problemin e statusit, sigurisht, me rëndësi kyçe për të ardhmen e Kosovës. Por e bëri këtë, duhet thënë, në mënyrë mjaft origjinale. Duke artikuluar padashur, se OKB-ja vazhdon ta cilësojë si dhe më parë vepruese rezolutën № 1244 të 10 qershorit të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB, zoti Ban Ki Mun deklaroi pikë për pikë si vijon: "Unë pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë mënyrat e lënies hë për hë mënjanë të shqyrtimit të çështjes që ka të bëjë me statusin e Kosovës, veçanërisht, për hir të bashkëpunimit rajonal". Askush nuk e vë në dyshim faktin se problemi i bashkëpunimit rajonal ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Ballkanin. Jo krejt rastësisht Bashkimi Europian kërkon me këmbëngulje nga vendet ballkanike-kandidate për anëtarësim në të që të vënë fillimisht në vijë bashkëveprimin ndërshtetëror. Por, sipas mendimit tim, OKB-në dhe Sekretarin e përgjithshëm të saj duhet ti preokuponin më tepër probleme krejtësisht të tjera, dhe pikërisht, injorimi i plotë i vendimeve të marra prej tyre nga njëra prej palëve të konfliktit-Prishtina. Liderët e shqiptarëve kosovarë jo vetëm që shkelin në mënyrë brutale rezolutën e sipërpërmendur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkon zgjidhjen e problemit kosovar mbi bazë të kompromisit midis Serbisë dhe autoriteteve të krahinës, por dhe kërkojnë më zë gjithnjë e më të lartë nga vetë OKB-ja që ajo të largohet nga Kosova. Dhe duke gjykuar nga të gjitha, për kurrëfarë arritje kompromisi midis tyre nuk mund të bëhet falë. Meqë ra fjala, këtë fakt të pamohueshëm u detyrua ta pranojë edhe vetë Ban Ki Mun. Jo krejt rastësisht ai edhe sot, me kalimin e më tepër se 10 viteve pas fillimit të misionit paqeruajtës në krahinë, konstaton, se "situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e paqendrueshme, dhe se atje po ndodhin "incidente ndëretnike". Këto "incidente", ndërsa më saktë, rreziku kërcënuese real i shpërthimit të një konflikti të ri me përmasa të mëdha serbo-shqiptar, është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe mosdëshirës së OKB-së për të marrë mbi vete përgjegjësinë për rregullimin e problemit kosovar, vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me "Zërin e Rusisë" Drejtuesja e Qendrës për studimin e krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Elena Guskova. "Pikërisht prandaj tani është kaq e rëndësishme pozita e Rusisë, e cila përpiqet në shembullin e Kosovës ti rikthejë marrëdhëniet ndërkombëtare në brazdën e së drejtës ndërkombëtare dhe që i thotë "jo" asaj paligjshmërie që vazhdon të mbretërojë në Ballkan, - vazhdon Elena Guskova. Në kushtet, kur vetë Kombet e Bashkuara nuk përgjigjen për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të veta, është jashtëzakonisht e vështirë të pritet bashkëveprim edhe nga Beogradi e Prishtina. Dhe thirrjet e Ban Ki Mun-it për "pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë " zor se do të japin ndonjë rezultat për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar nuk do të përpunojë vetë një pozitë objektive në lidhje me statusin e Kosovës në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare: Pa këtë OKB-ja dhe Kosova do të vazhdojnë, si dhe më parë, të ekzistojnë në sisteme të ndryshme koordinatash", konkludon ekspertja Elena Guskova.