0Çifti  i patinatorëve rusë Aleksandër Smironov dhe Yuuko Kawaguchi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian 2010, i cili po zhvillohet në Talin. Dyshja kampione aktuale e Rusisë e patinazhit në çift përmirësoi me 20 pikë rekordin e vet personal, duke e përfunduar garën me rezultatin 213,15 pikë. Vendin e dytë me rezultatin 211,72 pikë e zunë kampionët e botës Aliena Savçenko dhe Robin Szolkowy nga Gjermania. Kurse medaljen e bronzit e fitoi çifti rus Maria Muhortova dhe Maksim Tranjkov.