0Ritmet e zhvillimit të ekonomisë në vendet e Europës Lindore do të rrisin në vitin 2010 shpejtësinë e rimëkëmbjes në Europën Perëndimore, mendon Anëtari i këshillit të Bankës qendrore europiane, Kreu i Bankës së Austrisë Evald Novotni. Ai mendon, se Çekia, Hungaria dhe Polonia shumë shpejt do të rrisin parashkimin e GDP për vitin në vazhdim në sfondin e rritjes së eksportit, i cili ka të bëjë me rivendosjen e kërkesës konsumatore në Europën Perëndimore. Ritmet e rritjes së GDP të Çekisë do të mund të arrijnë 2%, deklaroi Zëvendës presidenti i bankës qendrore të Çekisë Mirosllav Singer.