0Gjykata franceze e njohu Rusinë pronare të katedrales orthodhokse të Shën Nikollait në Nice. Ajo u ndërtua nga Perandori rus Nikollai i Dytë në vitin 1912. Vitet e fundit tempulli ndodhej nën drejtimin e Patriarkut të Konstandinopolit. Por afati i marrëveshjes për arendën falas përfundoi në vitin 2007, dhe Rusia vendosi ta rikthejë pasurinë e vet nëpërmjet gjykatës franceze.