Shkarko audiofailin


Tërmeti më i fuqishëm për këto 100 vitet e fundit që ra në Haiti është një nga dëshmitë e qarta të rritjes së aktivitetit sizmiologjik në planetin tonë. Një mendim të tillë shprehin shkencëtarët rusë të Institutit Ndërkombëtar të teorisë së parashikimit të tërmeteve dhe gjeofizikës matematike të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Dhe prandaj detyrë e sizmiologëve është bërja e prognozimeve të përpikta të kataklizmave të tilla. "Ato ngjarje të tmerrshme që po vërejmë aktualisht, pjesërisht janë shkaktuar nga parashikimet e pasakta të sizmiologëve, - mendon bashkëpunëtori kryesor shkencor i Institutit Vladimir Kosobokov. - Situata sizmiologjike në Tokë ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme dhe po vazhdon të ndryshojë ende", thotë shkencëtari. "Këta dhjetëvjeçarët e fundit janë karakterizuar nga rritja globale e sizmiocitetit. Në veçanti, në dhjetor të vitit 2004 ra një megatërmet, i cili shkaktoi cunamin në Oqeanin Indian. Tërmeti i paradokohshëm në Haiti gjithashtu është shfaqje e aktivizimit sizmiologjik global", tha Vladimir Kosobokov. Shkaqet e rritjes së numrit të tërmeteve tani për tani nuk janë plotësisht të qarta. Ndoshta ato janë të lidhura me ndërlikimin e vetë sistemit të linjës së thyerjes, çarjes së shtresave, plasteve dhe blloqeve të sipërfaqes së tokës, të cilat janë krijuar miliona vjet më parë. Por kjo nuk i pengon aspak specialistët rusë të bëjnë parashikime të suksesshme të ngjarjeve katastrofike. Metoda unikale e përpunuar në Institutin e teorisë së parashikimit të tërmeteve tashmë po përdoret që prej disa dekadash me radhë. Mbi bazë të 4 parametrave kryesorë sizmiologët rusë përcaktojnë nëse ndodhet vallë sistemi që studjohet në gjendje të acaruar apo jo, thotë Vadimir Kosobokov. "Kontrollohet shpeshtësia, periodiciteti i lindjes së tërmeteve, devijimi i këtij parametri nga të dhënat e vëzhgimeve kohëgjata, koncentrimi i tërmeteve në rajon dhe grupimi i tyre. Këta 4 parametra dhe përcaktojnë në se mund të shpërthejë katastrofa apo jo". Për këta gjashtë muajt e fundit sizmiologët rusë kanë arritur të marrin disa konfirmime të parashikimeve të tyre. Nga 18 parashikimet e bëra nga ata 13 u vërtetuan, kurse 10 tërmete ndodhën në vendet e përcaktuara me saktësi deri në gati 1 kilometër. Parashikim për ngjarjet në Haiti Instituti nuk arriti të bënte për arsye objektive: në këtë ishull nuk zhvillohen vëzhgime mbi bazë të të cilave shkencëtarët të kenë mundësi të bëjnë parashikime. Tani specialistët e huaj flasin mbi propabilitetin e rënies së një tërmeti të ri në rajoni e ishujve të Detit të Karaibeve. Shkencëtarët ia kanë frikën lindjes në këtë rajon të një cunami katastrofik, të krahasueshëm për nga përmasat e veta me atë që ndodhi 5 vite më parë në Oqeanin Indian. Duke i bërë vlerësim situatës në Rusi sizmiologu rus Vladimir Kosobokov vuri në dukje, se në të ashtuquajturën "zonë e kuqe" të rreziqeve kërcënuese sizmiologjike ndodhen një pjesë e mirë e territoreve   ruse: Lindja e Largët, zona pranë Bajkalit, Altai, Dagestani. Pa dyshim, preokupim të madh shkaktojnë edhe ishujt Kurile. Bashkë me këtë, kurrëfarë tërmetesh katastrofikë nuk priten në këta gjashtë muajt e ardhshëm në to.